Ballina Lajme nacionale Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor takon Vjosa Osmanin

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor takon Vjosa Osmanin

5
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidatja e kësaj partie për Kryeministre ka takuar ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondhal dhe Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad.

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani është shprehur se LDK është e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Znj. Osmani falënderoi z. Grondhal dhe z. Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, thuhet në komunikatë.