Ballina Lajme nacionale Përfaqësuesi i VV-së në KQZ thotë se nesër mund të bëhet shpallja...

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ thotë se nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve të zgjedhjeve

11
SHPËRNDAJE

Ende nuk janë shpallur zyrarisht rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustem, është shprehur se qysh nesër janë të gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’u numëruar 1806 pakot me fletëvotime nga mërgata.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se sot do të numërohen votat e mbetura të diasporës, ndërsa nesër ka mundësi të shpallen rezultatet përfundimtare.

Postimi i plotë:

Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

-----