Ballina Lajme nacionale Përfaqësuesi i BE-së Borrell: Nëse ka marrëveshje Kosovë-Serbi, nuk jemi kundër ndryshimit...

Përfaqësuesi i BE-së Borrell: Nëse ka marrëveshje Kosovë-Serbi, nuk jemi kundër ndryshimit të kufijve

48
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse ka akord midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, nëse palët merren vesh, “BE-ja nuk mund të jetë me katolike sesa Papa”.

“Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe i drejtë mes dy palëve.”, tha Borrell duke shtuar “Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës. Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira. Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij.”

-----