Ballina LifeBizare Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie.

Maska anti-rrudhë

Përzieni ¼ e filxhanit të kafesë me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë.

Pastron qelizat e vdekura të lëkurës

Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.

Neutralizon erën e djersës

Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.

Shampo e thatë

Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë.

The post Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----