Ballina Showbiz ‘Përditë i jap urdhër vetes’, Irma Libohova tregon rutinën e saj duke...

‘Përditë i jap urdhër vetes’, Irma Libohova tregon rutinën e saj duke përdorur maskat (FOTO)

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura apo me shumë njerëz është bërë tanimë i detyrueshëm. Ndonëse njerëzit kanë treguar se ndjejnë bezdi nga përdorimi i tyre teksa temperaturat janë shumë të larta, ministria e shëndetësisë ka vazhduar të bëjë thirrje për përdorimin e tyre.

Edhe këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka treguar me postimin e fundit në ‘Instastory’ se e urdhëron veten çdo ditë për ta mbajtur maskën pasi është e domosdoshme.

“Përditë i jap urdhër vetes, mbaje. Është domosdoshmëri”, ka shkruar Libohova krah fotos së saj.

Ajo çfarë bie në sy është dhe ngjyra e maskës së këngëtares, e cila njihet për stilin e veçantë, duke kombinuar kështu ngjyrën e saj me këpucët.

Me siguri ky detaj nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve.

FOTO:

The post ‘Përditë i jap urdhër vetes’, Irma Libohova tregon rutinën e saj duke përdorur maskat (FOTO) appeared first on Lajme.al.

---- ----
-----