Ballina Lajme nacionale Përdhunonte vajzat e mitura, policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e...

Përdhunonte vajzat e mitura, policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

137
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Destan Qorrit nga Drenasi.

Sipas policisë, Qorri akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

----

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192 “, thuhet në njoftimin e policisë./ Telegraf

----- ----