Ballina Lajme nacionale Përdhunoi të miturin në mes të Tiranës, kush është monstra që u...

Përdhunoi të miturin në mes të Tiranës, kush është monstra që u kap nga policia

137
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71-vjeçarin që abuzoi seksualisht me një të mitur në mes të ditës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”. Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike”, njofton policia.

I moshuari  abuzoi me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

Gazeta SHQIP

-----