Ballina Lajme Bota/Rajoni Përdhunoi të miturën, të burgosurit e zhveshin dhe i fusin kokën në...

Përdhunoi të miturën, të burgosurit e zhveshin dhe i fusin kokën në tualet (FOTO)

149
SHPËRNDAJE

Disa pamje të rënda janë regjistruar në një burg në Britani, ku një grup të burgosurish kanë kapur një të dënuar për përdhunim, duke e zhveshur e më pas duke i futur kokën me forcë në tualetin e ndyra.

Pamjet besohet se vijnë nga një burg në Pentonville teksa në to duket përdhunuesi që lutet për mëshirë, por rrihet me një kabull dhe detyrohet të heqë rrobat para një tualeti të qelbur.

Teksa e detyrojnë të shkojë drejt tualetit një prej të burgosurve të tjerë i thotë ‘hiqi rrobat para se të të gjuaj në kokë me këtë’.

Më pas dikush thotë: “Ka qenë gjithmonë një maskara, jam i lumtur që çdo ditë e tij në burg është e tmerrshme”.