Ballina Sport Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare kur luante te Milani, dënohet me 9 vite burg...

Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare kur luante te Milani, dënohet me 9 vite burg ylli brazilian

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një gjykatë e Apelit në Milano konrmoi të enjten një dënim kundër ish-sulmuesit të Milanit dhe Brazilit, Robinho, me 9 vite për përdhunimin e një vajze shqiptare 22-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të Milanos më 22 janar 2013.

Robinho u gjet përsëri fajtor për veprën e përdhunimit me pesë persona të tjerë. Apeli, gjithashtu dënoi një nga miqtë e Robinho, Ricardo Falco, një tjetër brazilian, me 9 vite burg, siç bëri gjykata e shkallës së parë.

Për katër të tjerët, të akuzuar për përdhunim në grup, ndërsa përtonin nga vajza shqiptare, që ishte e dehur, gjyqi ishte pezulluar.

Robinho dhe Ricardo u urdhëruan t’i paguanin të përdhunuarës dëmet prej 60.000 euro. Prokurorët kishin kërkuar 10 vite burg për ta.

Robinho, 36 vjeç, i cili luajti për Milanin midis citeve 2010 dhe 2014, duke shënuar 25 gola në 108 paraqitje, i mohon akuzat. Ai ka 100 paraqitje me Brazilin dhe 28 gola.

---- ----
----
----- ----
-----