Ballina Sport Përçahet Liga Profesioniste, Safet Gjici dhe Koço Kokëdhima akuza ndaj njëri-tjetërit

Përçahet Liga Profesioniste, Safet Gjici dhe Koço Kokëdhima akuza ndaj njëri-tjetërit

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidentët e Kategorisë Superiore duket se janë përçarë, pas bojkotit të kampionatit nën emrin e Ligës Profesioniste.

Dy presidentët që janë pjesë e kësaj Lige, Safet Gjici i Kukësit dhe Koço Kokëdhima i Apolonisë janë përplasur me njëri tjetrin duke hedhur akuza të forta ndaj njëri tjetrit.

“Me shantazhe nuk zgjidhet gjë. Klubet duhet të formalizohen, e ka pranuar edhe kryeministri një vit më parë. Nëse nuk zgjidhen kërkesat përsëri mund të fillosh bojkotin e nuk ka arsye që të rrinë klubet pa luajtur duke pritur të zgjidhet gjë pa u ulur në tavolinë, nuk është strategji, është dëmtim i madh që u bëhet klubeve.

Para se të futesha në poltikë isha në futboll, kisha ekip 10 vite, në politikë kam hyrë para pak vitesh. Nuk e kam përdorur për poltikë, Duka ka thënë se është kundër bojkotit ndaj hajde ta zgjidhi. Disa të tjerë duan ta zgjidhdin problemet e veta nëpërmjet Ligës. Nuk mund ta lejoj që ta përdorë një person që do të zgjidhë problemet e veta, të gjitha klubet kanë të drejtë e me kërkesat, të gjithë janë dakord për to.

Presidenti Demi është shprehur që futbolli të fillojë, ai i Shkodrës e kam dëgjuar të thotë që të fillojë e paralelisht të ndjekim zgjidhjen apo edhe i Durrësit e Tiranës. Janë klube që kërkojnë të fillojë, Janë disa klube të tjerë që nuk duan të fillojë pa u zgjidhur këto kërkesa, jemi në këtë fazë që duam të filojë futbolli”, u shpreh Gjici duke iu drejtur Koço Kokëdhimës.

Ndërsa, nuk ka munguar dhe reagimi i këtij të fundit i cili është shprehur:

“Ka manifestuar një nivel shumë të ulët kulturor në të gjithë këto implikime, ndryshe në tryezën e Ligës dhe ndryshe jashtë saj. Padyshim e bën për arsye politike sepse është një person në lidhje të ngushta me qeverinë, përpiqet të manipulojë opinionin publik.

Në vitin 2019 klubi i Kukësit ka paguar 211 milionë lekë të vjetra rroga dhe sigurime shoqërore, Apolonia 270 milionë. Apolonia në 2019 ka qenë në mes të tabelës në Kategorinë e Parë, Kukësi ka qenë nënkampion i Kategorisë Superiore. Kukësi ka paguar 25% më pak paga dhe sigurime shoqërore se Apolonia, mendoni vërtet se ka paguar më pak? Jo, ka gënjyer dhe gënjen. Ky është shembulli i klubeve që falsifikojnë rrogat e lojtarëve”, u shpreh Kokëdhima.

 

---- ----
----
----- ----
-----