Ballina Showbiz “Për ty nuk kanë ecur vitit”/ Valbona Selimllari gjithmonë një yll, publikon...

“Për ty nuk kanë ecur vitit”/ Valbona Selimllari gjithmonë një yll, publikon foton e 1992-shit (FOTO)

83
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Valbona Selimllari është një prej femrave më të bukura shqiptare. Pavarësisht viteve, ajo vijon të mbetet një ikonë e bukurisë.

Një ditë më parë, ish-miss Shqipëria ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi të shumë viteve më parë. Në imazhin në fjalë, ajo shfaqet kur përfaqësonte Shqipërinë në konkursin e bukurisë “Miss Europa”.

Është fjala për vitin 1992 dhe e bukura Valbonë sfilonte me një veshje popullore dhe me flamurin shqiptar në dorë, teksa bie në sy se vijon të ruajë të njëjtën pamje.

“Miss Europe 1992. Kthim pas në kohë të bukura, me flamurin shqiptar dhe veshjen tradicionale të Tiranës. Tirana 100 vjet, Tirana kryeqytet”, shkruan Valbona krahas fotos që ka marrë menjëherë mijëra pëlqime.

Ndërkohë ndjekësit e përgëzojnë për bukurinë natyrale si dhe shprehen se do jetën gjithmonë “missi më i bukur shqiptar”. Gjithashtu fansat shprehen se për Valbonën “vitet nuk kanë ecur”, duke qenë se ka mbetur po e bukur si gjithmonë.

---- ----
----
-----
-----