Ballina Showbiz Për të realizuar fotot super të nxehta, Xhesika Ndoja thyen karantinën (FOTO)

Për të realizuar fotot super të nxehta, Xhesika Ndoja thyen karantinën (FOTO)

64
SHPËRNDAJE

Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës tashmë i është futur dhe biznesit, nuk ndalon së realizuari foto të reja edhe në këtë periudhë izolimi nga koronavirusi. Xhesika ka thyer karantinën për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme.

Në fotot e postuara bien në sy tatuazhet në trup. Duket se pikturat në lëkurë janë kthyer në një pasion për Xhesikën, duke u nisur nga fakti se një vit më parë ajo pikturoi një thënie të gjatë filozofike në trupin e saj.

“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, ishte pikërisht shprehja filozofike që këngëtarja ka dashur të ketë në trupin e saj. Në këto foto, ajo shfaqi anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, ku realizoi një set fotosh sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe.

Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore. Ky projekt i ri me të njëjtin fotograf erdhi fiks një vit pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”. Në një nga momentet e klipit, ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi.

Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë së nxehtë, nëse i referohemi dhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës.

Siç duket, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro.

Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit./PanoramaPlus/

-----