Ballina Lajme nacionale Për të reagoi Ambasada Amerikane, ky është Naser Shala

Për të reagoi Ambasada Amerikane, ky është Naser Shala

74
SHPËRNDAJE

Ky është Naser Shala, njeriu i afërt me Ramush Haradinajn e për të cilin reagoi Ambasada Amerikane.

Ambasada Amerikane në Kosovë reagoi sot ashpër duke njoftuar qytetarët e Kosovës se kanë vendosur të largohen nga Bordi për mbikëqyrjen e Agjencisë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, për shkak të drejtorit të kësaj Agjencie, Naser Shala i cili konsiderohet i pakualifikuar për pozitën që mban.

Naser Shala njihet për afërsinë politike me partitë AAK dhe NISMA, ndërsa kohëve të fundit ai ka postuar shumë fotografi me kryeministrin e vetë dorëhequr Ramush Haradinaj.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të Naser Shalës bashkë me kryeministrin e dorëhequr Hardinaj si dhe vëllanë e tij, deputetin Daut Haradinaj.

Nëpërmjet postimeve në Facebook ai nuk e fsheh afërsinë e tij dhe mbështetjen pë Ramush Haradinajn.

-----