Ballina Lajme nacionale Për të dytën herë, Kosnett dhe O’Connell kërkojnë dorëheqjen e Naser Shalës

Për të dytën herë, Kosnett dhe O’Connell kërkojnë dorëheqjen e Naser Shalës

27
SHPËRNDAJE

Kërkohet dorëheqja e Naser Shalës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka reaguar edhe njëherë kundër Naser Shalës i njohur me nofkën “Ftyra”.

Kosnett tha se kreu i pakualifikuar i kësaj agjencie Naser Shala, mbetet në detyrën e drejtorit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke e zvogëluar kështu besimin e qytetarëve për zgjedhjen në bazë të kriterit të meritës.

“Rrugë e duhur për të gjithë të emëruarit e pakualifikuar është dorëheqja. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizimit”, ka shkruar Kosnett në Tëitter.

Shkrimin e ambasadorit Kosnett e ka mbështetur dhe shpërndarë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë. Qeveria Britanike ndihmoi procesin që tregoi se kishte një kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favorizimet e ndërsjella në shërbimin publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë pata dhanë dorëheqje. Nuk është çudi që edhe SHBA-të po e humbasin durimin”, ka shkruar O’Connell mbi shkrimin e shpërndarë të Kosnett-it.

Naser Shala i njohur me nofkën “Ftyra”, muaj më parë ishte emëruar nga votat e deputetëve të Kosovës në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Krahahim dhe Verifikim të Pronës.

Atë kohë ambasadori amerikan ishte shprehur i shqetësuar për këkë emrim të Shalës, ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’connell, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të AKKVP-së.

-----