Ballina Showbiz “Për të ardhur turp”/ Dua Lipa i vuri “flakën” skenës së “Sanremo”-s,...

“Për të ardhur turp”/ Dua Lipa i vuri “flakën” skenës së “Sanremo”-s, por italianët s’janë të kënaqur me…  

98
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në natën e katërt të festivalit të “Sanremo”-s, është ngjitur në skenën magjike ë Ariston këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Bukuroshja shkëlqeu me paraqitjen dhe performancën e saj elektrizuese. 24-vjeçarja dukej mjaft atraktive me veshjen e saj dhe i vuri “flakën” skenës me interpretimin e këngës “Don’t start now”.

Publiku e priti mjaft mirë performancën e saj dhe në rrjetet sociale e mbështetën atë. Por publiku vuri re diçka që nuk u pëlqeu aspak. Nuk është fjala për Dua Lipën, por për mënyrën se si atë e larguan nga skena menjëherë sapo mbaroi së kënduari.

Në “Instagramin” zyrtar të “Sanremo”-s ku u publikua video teksa këndonte 24-vjeçarja, komentuesit shkruajnë: “Këndoi 3 minuta. A jemi seriozë, nëse e fton si super të ftuar, o e lë të këndojë më shumë këngë, ose i jep kohën e duhur. Ose mos e ftoni fare”, shkruan dikush.

“Mund ta linit edhe pesë minuta, por nuk i latë as kohë për të thënë ‘ciao’”, shkruan dikush tjetër. “Shumë e talentuar, por sa keq që këndoi vetëm një këngë. Erdhi nga larg për asgjë. Pa ardhur mirë, iku. Një këngë më shumë mund ta lejonit të këndonte. Nga seritë, hajde, këndo dhe ik. Për të ardhur turp. Nuk i keni dhënë hapësirën e duhur”, janë disa nga komentet kundër organizatorëve të “Sanremo”-s.

Ndërkohë për Duan shkruajnë: “Ka shpërthyer të gjithë ‘Sanremo’-n. Mbretëresha e pop-it. Motivi i vetëm për të parë festivalin”.

 

---- ----
----
-----
-----