Ballina Sport Për skuadrën e Juventus, vjen një lajm i mirë nga infermieria

Për skuadrën e Juventus, vjen një lajm i mirë nga infermieria

10
SHPËRNDAJE

Dita e fundit e stërvitjes për këtë javë, ka rezervuar një lajm të mirë për skuadrën e Juventus.

Giorgio Chielini është rikthyer me grupin ditën e sotme.

Kapiteni i kampionëve të Italisë kishte pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, dëmtim që i kushtoji dhe mospjesëmarrjen në turneun e Azis.

Skuadra ‘bardhezi’ u grumbullua dhe këtë mëngjes ditët e tjera të stërvitjes sezonale.

Stërvitja për skuadrën e “Zonjës së vjetër” filloi me punë specifike të ndara, ndërsa në pasdite grupi zhvilloi një seancë kushtuar ushtrimeve teknike dhe taktike, dhe përfundoi me një ndeshje praktike.

Nesër Sarri do t’i dhurojë një ditë pushimi futbollistëve. Të cilët do të kthehen në fushë të hënën, për të vazhduar marshimin drejt sezonit tjetër.

The post Për skuadrën e Juventus, vjen një lajm i mirë nga infermieria appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----