
Gjatë ditës së djeshme në selinë e tij të re, zv.kryetari i komunës të Bujanocit, Shqiprim Musliu ka vizituar mikun e tij, një nga shqiptarët më të dobishëm të kohës, z.Halil Kastratin.
Tema e veçantë e këtij takimi ishte projekti i madh, ndërtimi i 50 shtëpive në Luginë të Preshevës i paraparë që të realizohet në vitin 2020.
Për shkak të pandemisë, realizimi i këtij projekti të madh nuk qe i mundur të realizohet në vitin 2020, ky projekt do të realizohet në fillim të vitit 2021. Këtë i ja ka konfirmuar z.Halil Kastrati, zv.kryetarit Shqiprim Musliu, gjatë këtij takimi. Uroj që 2021 të jetë vit i mbarë për të gjithë, ka thënë Musliu./BujanociNet/