Ballina Lajme nacionale Për shkak të Kosovës, në Samitin e Zagrebit nuk do të ketë...

Për shkak të Kosovës, në Samitin e Zagrebit nuk do të ketë simbole kombëtare

89
SHPËRNDAJE

Në samitin e liderëve të BE-së me shtetet e Ballkanit nuk do të shfaqen simbolet kombëtare përfshirë flamujt, për ta respektuar kështu statusin neutral të BE-së në raport me Kosovën.

Në takimin virtual, do të marrin pjesë 27 liderët e BE-së, si dhe ata të 6 shteteve ballkanike: Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Kosova nuk njihet nga pesë shtetet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Spanja.

Spanja bojkoti samitin që u mbajt në Bullgari më 2018, kur, atëherë, kryetari i qeverisë, Mariano Rajoy, vendosi të mos merrte pjesë për shkak të pranisë së Kosovës.

Kësaj radhe, Pedro Sanchez e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Në kryeqytetin e BE-së janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e çështjes, për këtë arsye e kanë gjetur zgjidhjen për të shmangur problemet.

Këshilli ka kërkuar me mirësjellje që të mos ekspozohen flamujt apo simbolet gjatë video-konferencës, e kjo është pranuar. Përveç Spanjës, edhe katër shtete të tjera nuk e njohin pavarësinë e ish-krahinës serbe: Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania.

-----