Ballina Lajme nacionale Për pronë vëllai kërcënon vëllanë në këtë komunë

Për pronë vëllai kërcënon vëllanë në këtë komunë

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Klinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka prangosur një person në Klinë, pasi që i njëjti e kishte kërcënuar vëllanë e tij përmes një SMS’i.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te kërcenimi dyshohet të ketë ardhur për një çështje pronësore.

“Kline 06.09.2019 – 08:41. Është prangosur i dyshuari mashkull K/ Shqiptar i cili dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor përmes një SMS-i të dërguar e kishte kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, thuhet në raport.

Kujtojmë që para dy ditësh, pas një konflikti për shkaqe pronësore u privuan dy familje në lagjen ‘Mati 1’’ në Prishtinë. Sulmuesi me kallashnikov qëlloi katër persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë në QKUK.

---- ----
----
----- ----
-----