Ballina Shëndetësi Për një mendje të fortë e të shëndetshme, ja sa ujë duhet...

Për një mendje të fortë e të shëndetshme, ja sa ujë duhet të pini

61
SHPËRNDAJE

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë.

Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar. Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Si Ndikon Dehidratimi Tek Aftësitë e të Nxënit?
Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjëndje letargjike e cila zgjat në varësi të mungesës së ujit. Ndikimi i tij është i fortë në çdo grupmoshë. Megjithatë, në rastin e të moshuarve, situata kërkon kujdes të shtuar. Me kalimin e moshës, rezervat e ujit në trup janë në rënie si pasojë e tkurrjes së masës muskulare. Veshkat e kanë më të vështirë që të mbajnë ujin. Hormonet që sinjalizojnë etjen mjegullohen dhe ndodh që në këto grupmosha, njerëzit harrojnë të pijnë ujë ose mendojnë se nuk kanë etje. Përpos të tjerave, të moshuarit janë ndjeshëm më të rrezikuar nga pakësimi i aftësive të të nxënit. Sipas ekspertëve, dehidratimi por edhe pirja e tepruar e ujit kanë një ndikim negativ tek këto tre aspekte të rëndësishme të trurit:
• Vëmendja,
• Shpejtësia e përpunimit të informacioni
• Kujtesa.

Ndikimi i dehidratimit ndihet shumë sidomos tek kujtesa afat-shkurtër. Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme Intoksikimi nga uji ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme. Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.

Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera. Tek të moshuarit, ky probabilitet është i lartë për shkak se veshkat nuk arrijnë të zbrazin ngarkesat e ujit nga trupi. Kësisoj, ata mund të përballen krejt lehtë me intoksikimin nga uji. Një rrezik i shtuar vërehet tek njerëzit që vuajnë nga veshkat, mëlcia ose sëmundjet e zemrës./AgroWeb

----- ----- ----- -----