Ballina LifeBizare “Për inat të Amerikës” – Huawei nxjerr në shitje sekretet e 5G-së

“Për inat të Amerikës” – Huawei nxjerr në shitje sekretet e 5G-së

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze, Huawei ka dalë më një propozim të papritur: atë të shitjes së njohurive aktuale të rrjetit 5G një firme perëndimore, si një mënyrë për të zbutur shqetësimet e sigurisë të shprehura nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera.

Ren Zhengfei sqaroi se blerësi do të ishte i lirë të “ndryshojë kodin e softuerit”. Shtetet e bashkuara këmbëngulin se gjigandi kinez I teknologjisë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, dhe kjo lëvizje do të lejonte që të metat ose gabimet e supozuara të adresohen pa përfshirjen e Huawei-t.

Planet e kompanisë për rrjetin 5G mund të përjashtohen nga Rumania, Australia ua ka ndaluar ndërkohë rrjeteve atje përdorimin e pajisjeve të Huawei-t, e Britania e madhe gjithashtu po mendon të ecë në gjurmët e tyre.

Huwaei vazhdon t’i mohojë pretendimet se do të ndihmonte qeverinë kineze për të spiunuar apo dëmtuar sistemet e telekomunikacionit të vendeve të tjera.

---- ----
----
----- ----
-----