Ballina Lajme Bota/Rajoni Për herë të parë që nga 12 marsi, në Nju Jork nuk...

Për herë të parë që nga 12 marsi, në Nju Jork nuk shënohet asnjë viktimë nga Covid-19

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nju Jorku ka shënuar një kthesë të madhe në betejën kundër pandemisë Covid-19. Të mërkurën nuk ka patur asnjë të vdekur të konfirmuar nga Covid-19. Kjo është hera e parë pa asnjë viktimë që nga 12 marsi.

“Përballë sfidave të jashtëzakonshme, njujorkezët janë treguar të kujdesshëm për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt gjatë gjithë kësaj krize”, ka thënë zëdhënësi i bashkisë Avery Cohen.

----

“Me shpresë në horizont, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për të rihapur në mënyrë të sigurt, pa e humbur vëmendjen e përparimit që kemi bërë”, shtoi Cohen.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit të qytetit që raportohet çdo 24 orë, thuhet se midis të martës dhe të mërkurës, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

“Gjatë së njëjtë periudhë në fillim të kësaj jave, qyteti pa vetëm 3 vdekje të njerëzve që nuk testuan asnjëherë pozitiv për virusin, por treguan simptomat e njëjta. Këto vdekje të mundshme mund të klasifikohen si vdekje të konfirmuara në ditët në vijim”, vijoi Cohen.

Ndërkohë kujtojmë se kishte rreth 500 viktima të reja çdo ditë gjatë pikut të pandemisë në fillim të prillit. Gjithashtu numri aktual i vdekjeve nga koronavirusi në Nju Jork është 21.752 përfshirë 16.992 viktima të konfirmuara dhe 6.760 të mundshme.

----- ----