Ballina LifeBizare Për herë të parë në botë, mitra e gruas së vdekur sjell...

Për herë të parë në botë, mitra e gruas së vdekur sjell në jetë një fëmijë

70
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një vajzë e shëndetshme ka lindur duke përdorur një mitër të transplantuar nga një trup i vdekur.

Transplanti 10 orësh- dhe më pas trajtimi për fertilitet- u bë në São Paolo, Brazil në vitin 2016. Mamaja, 32 vjeçare kishte lindur pa mitër.

----

Foshnja erdhi në jetë në “The Cleveland Clinic”, në Ohio, SHBA, me anë të lindjes cezariane.

Kirurgët transplantuan mitrën e dhurueses së vdekur në trupin e nënës së foshnjës, në fund të vitit 2017.

Nëna, e cila është rreth 30 vjeç nuk është identifikuar. Ajo ngeli shtatzënë me anë të fertilizimit in vitro në fund të vitit 2018.

Përfituesja kishte sindromin e Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser, i cili prek një në 4,500 gra dhe rezulton në mos formimin e duhur të vagjinës dhe mitrës.

Sidoqoftë, vezoret e saj ishin në rregull dhe doktorët ishin në gjendje t’i largojnë vezët, fertilizojnë ato me spermën e babait dhe ngrijnë ato.
Gruas iu dhanë hapa që e dobësojnë sistemin e saj imunitar për të parandaluar trupin e saj ta sulmojë dhe refuzojë transplantin.

Pas 6 javësh ajo filloi të kishte menstruacione dhe pas 7 muajsh u vendosën vezët e fertilizuara. Ndërsa, pas një shtatëzanie normale, një foshnje 2.5 kg u lind me operacion Cezarian më 15 dhjetor 2017.

 

 

----- ----