Ballina Lajme nacionale Për herë të parë/ Dy ushtarakë shqiptarë diplomohen në Akademinë Amerikane të...

Për herë të parë/ Dy ushtarakë shqiptarë diplomohen në Akademinë Amerikane të Sigurisë (DETAJE)

57
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në historinë e Akademisë Ushtarake Amerikane Ëest Point në Shtetet e Bashkuara, janë diplomuar dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që  pas diplomimit do t’u bashkohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Arelena dhe Ylli kanë ndarë me Zërin e Amerikës në një video mesazh emocionet në prag të diplomimit. “Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasi kur të eci në skenë dhe të përmendet emri im dhe i Yllit do të përmendet emri i Kosovës. Më bën të ndihem edhe më shumë krenare që presidenti i SHBA-ve do ta dëgjojë dhe do të mësoje se Kosova ka qene e suksesshme në Ëest point.

Nuk kam qenë e vetme në këtë rrugëtim. Sigurisht që do t’ja dedikoja arritjet e mia shumë të tjerëve, duke filluar që nga familja ime, prindërit e mi të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe kanë qenë këtu për mua, shokët dhe shoqet e mi por mbi të gjitha do të falënderoja forcat e sigurisë së Kosovës dhe SHBA-ve që më kanë ofruar mundësinë që të jem në Ëest Point”,  tha Arelena Shala

Ndërsa kadeti Ylli Dalladaku tha se: “Ndjehem krenar qe kam përfaqësuar vendin tim dhe kam pasur mundësinë për të përforcuar imazhin e vendit tim në një vend si Ëest Point. Besoj që të gjitha aftësitë dhe dijet që kam përfituar këtu në Ëest Point kanë qenë për mua një gjë jashtëzakonisht e veçantë.

Ka qene një përgjegjësi e madhe të përfaqësoj Kosovën për herë të parë në një vend si Ëest Point, po në të njëjtën kohë ky ka qenë dhe motivimi kryesor. Është një ndjenje e jashtëzakonshme që të përfaqësosh diçka që është me e madhe se vetja jote, dhe kjo më kas hstyrë që ti jem besnik atyre vlerave që më janë mësuar, në familje, në vendlindje dhe në Ëest Point”.

Në ceremoninë e ditës së sotme të organizuar në ambientet akademisë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, uroi 1007  të diplomuarit e këtij viti. “Kjo akademi elitare ushtarake prodhon më të mirët e më të mirëve dhe më të fortët e të fortëve.

Ëest Point është një simbol universal i galantizmit, besnikërisë, përkushtimit, disiplinës dhe aftësisë amerikane”, e nisi fjalmin e tij Trump duke lexuar nga një teleprompter.

“Për ju 1,107 që sot bëheni oficerët më të rinj të Ushtrisë më të jashtëzakonshme që kanë parë ndonjëherë fushën e betejës, unë jam këtu për të tju përshëndetur në emër të Amerikës. Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së kombit tuaj,” shtoi ai.

Më tej në fjalën e tij, Trump falënderoi të gjitha degët e ushtrisë për ndihmën e dhënë në luftën ndaj Covid-19 dhe duke e quajtur pandeminë “armikun e padukshëm”. “Ne do ta mposhtim virusin, do ta shuajmë këtë plagë,” tha Presidenti  Trump.

-----