Ballina Lajme nacionale Për 24 orë realizohet numër rekord i testeve për Covid-19 në Kosovë,...

Për 24 orë realizohet numër rekord i testeve për Covid-19 në Kosovë, 148 pozitivë

11
SHPËRNDAJE

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar një numër rekord i testeve për Covid-19, 1028 në Kosovë, prej tyre 148 kanë rezultuar pozitivë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes rrjeteve sociale. Ai po ashtu njoftoi se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë ministri apeloi që të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera.

Ndër tjerash Zemaj bëri të ditur testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë. “Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C. Testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19. E gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.  Duke mbrojtur veten, mbrojmë familjen, njëri-tjetrin dhe shtetin.Bashkë ia dalim!”, përfundoi Zemaj/21Media

Me qarkore, kemi informuar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Shëndetësor,…

Gepostet von Armend Zemaj am Samstag, 17. Oktober 2020

The post Për 24 orë realizohet numër rekord i testeve për Covid-19 në Kosovë, 148 pozitivë appeared first on RTV21.

-----