Ballina Lajme nacionale Për 24 orë dy persona humbin jetën, ndodhën 89 aksidente

Për 24 orë dy persona humbin jetën, ndodhën 89 aksidente

44
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

89 aksidente kanë ndodhur vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, prej tyre, 65 kanë qenë pa të lënduar, ndërsa 24 me të lënduar.

Ndërsa, dy prej këtyre aksidenteve, kanë qenë më fatalitet, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sa i përket gjobave, Policia ka shqiptuar 1337 tiketa për shkelje apo mos respektim të rregullave në trafik.

Ndërsa, gjithsej janë arrestuar 24 persona, prej tyre 19 janë dërguar në mbajtje.

-----