Ballina Lajme nacionale Pensionistët që s’janë paraqitur në zyrat e pensioneve janar–30 shtator, të paraqiten...

Pensionistët që s’janë paraqitur në zyrat e pensioneve janar–30 shtator, të paraqiten deri në fund të muajit

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sot infomoi pensionistët e Kosovës, që kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar–30 shtator 2020, që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga sot obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve në komunat ku jetojnë.

Sipas ministrisë, pensionistët që nuk janë lajmëruar nga periudha janar-30 shtator 2020 duhet të lajmërohen deri në fund të këtij muaji, pasiqë në të kundërtën do të suspendohen nga pagesa.

“Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e  nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa.​”, bëri të ditur ministria./21Media

The post Pensionistët që s’janë paraqitur në zyrat e pensioneve janar–30 shtator, të paraqiten deri në fund të muajit appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----