Ballina Lajme Bota/Rajoni Peng prej ditësh, lirohen studentët e rrëmbyer nga Boko Haram

Peng prej ditësh, lirohen studentët e rrëmbyer nga Boko Haram

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lihen të lirë studentët e rrëmbyer në Nigeri nga xhihadistët e Boko Haram. Lajmi u dha nga një këshilltar presidencial i cili bëri me dije se nxënësit e shkollë tashmë janë të lirë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“344 studentë janë liruar. Ata ndodhen aktualisht në Zamfara, ku po iu nënshtrohen kontrolleve. I jemi mirënjohës Zotit që ata janë të lirë tashmë”, tha një zyrtar lokal në shtetin Katsina.

Studentët e shkollës teknike mbaheshin prej disa ditësh peng në një zonë të pyllëzuar. Sulmi fillimisht iu atribuua kriminelëve të zonës, por më vonë u qartësua se bëhej fjalë për militantët e Boko Haram.

Grupi xhihadist publikoi ​​një video prej më shumë se gjashtë minutash në të cilën një adoleshent, i rrethuar nga një grup i madh djemsh të tjerë, thoshte në anglisht se ai është në mesin e 520 studentëve të rrëmbyer nga shkolla në Kankara, nga banda e Abu Shekau (udhëheqësi i Boko Haram).

---- ----
----
-----
-----