Ballina Sport Pele i shkatërruar/ “Mbreti” në depresion, nuk ecën dot

Pele i shkatërruar/ “Mbreti” në depresion, nuk ecën dot

43
SHPËRNDAJE

Prej disa kohësh legjenda e futbollit, braziliani Pele, nuk është shfaqur në publik pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij. Këtë e zbulon djali i “mbretit” të futbollit, Edinho.

“Pas një transplantimi, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij depresion, sepse nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, nuk dëshiron ta shohin në atë gjendje.

Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota”, tha djali i tij.

Një legjendë si Pele, e ka të vështirë të shfaqet në publik i mposhtur nga problemet shëndetësore.

“Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë , për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr ”, ka treguar ai.

-----