Ballina Lajme nacionale Peci: Lumnije Thaçi ligjëron në universitet vetëm pse është gruaja e presidentit

Peci: Lumnije Thaçi ligjëron në universitet vetëm pse është gruaja e presidentit

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Faton Peci me akuza për gruan e presidentit Thaçi.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së dhe kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Valdete Idrizi të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë diskutuar rreth stafit të Universitetit të Mitrovicës ku edhe bën pjesë gruaja e presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi. Madje Peci tha se ajo është aty vetëm për shkak se është gruaja e presidentit dhe jo për shkak se ka dije apo kredenciale.

Valdete Idrizit iu përmend se zonja Thaçi ka poste brenda universitetit për shkak se është gruaja e presidentit. Derisa Idrizi tha se ajo është prodekane dhe jo prorektore.

“Zonja Thaçi është prodekane dhe jo prorektore”, ka thënë Valdete Idrizi.

Derisa Peci është kundërpërgjigjur duke thënë se ajo është aty për shkak se është gruaja e presidentit.

“Zonja Thaçi është aty për shkak së është gruaja e presidentit, jo pse ka dije. Pse çfarë dije ka ajo, cfarë kredenciale ka ajo?”, ka pyetur Peci.

“Është aty vetëm pse është gruaja e presidentit, për shkak të fuqisë politike dhe ndikimit që ka”, shtoi Peci. .

---- ----
----
----- ----
-----