Ballina Lajme nacionale PDK nis fushatën zgjedhore, ky është premtimi i parë

PDK nis fushatën zgjedhore, ky është premtimi i parë

11
SHPËRNDAJE

PDK ka filluar premtimet para zgjedhjeve.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka filluar edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore, duke premtuar që do të kenë si prioritet Ligjin për Qeverinë, që minimizon numrin e ministrave e zëvendësminsitrave. Kjo doli të jetë e pamundur në çdo legjislaturë pasi në mungesë të votave të mjaftueshme, edhe premtimet për poste qenë të mëdha. Njejtë ndodhi edhe në qeverinë, tash në largim.

Qeveria tash në largim u bë lajm për të keq për numrin e madh të ministrive e zëvendësministrave.

E tash kur zgjedhjet janë afër, PDK që ka vite që mban pushtetin po premton se do të miratojë një ligj për qeveri më të vogël, që të zvogëlohet numri i ministrive.

Këta kanë një plan edhe një premtim tjetër, që si Ligji për Qeverinë ka qenë pjesë e çdo fushate të kësaj partie për vite me radhë.

Nënkryetari i PDK-së së Kadri Veselit po premton se do të krijojnë institucione efikase që do t’i mundësojnë qytetarëve rrugë të shpejtë drejt BE-së.

“PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase. Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

-----