Ballina Lajme nacionale PDK kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban

PDK kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, ka kërkuar që sa më shpejtë të zbatohet vendimi i Kuvendit Komunal i datës 11 nëntor, i cili parasheh lirimin nga pagesa për të gjithë qytetarët e Prishtinës që shfrytëzojnë trafikun urban nga nëntori deri në mars.

Leotrim Retkoceri, asamblesit i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se që nga 11 nëntori propozimi i tyre është vendim dhe se kryetari I Prishtinws Shpend Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit.

Ky propozim erdhi si masë parandaluese për ndotjen e ajrit duke zvogëluar numrin e veturave në komunikacion./21Media

The post PDK kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----