Ballina Lajme nacionale PDK-ja koalicion me LDK-në? Ja ҫfarë thotë Enver Hoxhaj

PDK-ja koalicion me LDK-në? Ja ҫfarë thotë Enver Hoxhaj

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Enver Hoxhaj ka folur edhe për një koalicion të mundshëm me LDK-në.

I pyetur se nëse mund ta shohim PDK’në në një koalicion paszgjedhor me LDK’në, Hoxhaj ka thënë se është shumë herët të flitet për koalicione të tilla.

Ai nuk e ka pohuar por as mohuar një koalicion të mundshëm me LDK’në.

“Çfarëdo që them tash është herët meqë mënyra e bërjes së koalicioneve deri tash ka qenë e re, çdo herë pas zgjedhjeve kemi pasë situatë të re.

S’kemi menduar që koalicioni me LDK’në të përfundojë si ka përfunduar. Nuk dua ta paragjykoj koalicionin e ardhshëm, ndërtimi i tyre është matematikë e ndërlikuar të parashihet katër javë para zgjedhjeve”, tha Hoxhaj në Frontal.

Kujtojmë se LDK’ja është shprehur vazhdimisht kundër një koalicioni me partinë e Kadri Veselit.

---- ----
----
----- ----
-----