Ballina Lajme nacionale PDK-ja do t’i thotë “po” projektligjit për rimëkëmbje

PDK-ja do t’i thotë “po” projektligjit për rimëkëmbje

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar se do ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja do të iniciojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e projektligjit për rimëkëmbje, i cili ka kaluar vetëm në lexim të parë.

Sot gjatë ditës, Komisioni për buxhet ka miratuar katër amandamente të propozuara nga PDK-ja për përfshirje në Projektligjin për rimëkëmbje.

Kjo ka bërë që PDK-ja të ndryshojë qëndrim, pasi deri më tash nuk e ka përkrahur atë.

Më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro/21Media

The post PDK-ja do t’i thotë “po” projektligjit për rimëkëmbje appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----