Ballina Lajme nacionale PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve

PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili ua mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësive, me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponojë shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti, u bë  e ditur në një njoftim të kësaj partie në Facebook.

Nisma e PDK-së vjen pas, siç u theksua, manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti, duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për disa herë.

PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.

PDK fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative, e cila është ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet kosovare në këtë fundvit.

The post PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----