Ballina Lajme nacionale PDK i kërkon presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve

PDK i kërkon presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, partitë politike po kërkojnë nga presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në një bisedë me Gazetën Blic ka treguar qëndrimin e PDK-së për zgjedhjet.

Ai ka thënë se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës tashmë është shprehur shumë qartë nga kryetari Veseli dhe se Partia Demokratike e Kosovës, jo vetëm që është e gatshme, por edhe shumë e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

“Besojmë që edhe Presidenti do të fillojë konsultimet menjëherë, ashtu që të mos humbet kohë dhe data e zgjedhjeve të cakohet sa më parë që të jetë e mundur”, është shprehur Krasniqi për Gazetën Blic.

Ndërsa, sa i përket ndonjë koalicioni të mundshëm me partitë tjera, Krasniqi ka thënë se kjo është një çështje për të cilën ne do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim.

“Në traditën e PDK-së ne gjithmonë kemi pasur edhe partnerë më të vegjël në koalicion, por nuk është e domosdoshme, megjithatë si mundësi do ta shqyrtojmë gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Krasniqi.

---- ----
----
-----
-----