Ballina Lajme nacionale PDK e quan qesharak parashikimin e Institutit IFIMES për rezultatin e zgjedhjeve

PDK e quan qesharak parashikimin e Institutit IFIMES për rezultatin e zgjedhjeve

14
SHPËRNDAJE

PDK është tallur me parashikimin e institutit IFIMES për rezultatin e zgjedhjeve.

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të tallen me parashikimet që e nxjerrë këtë parti në garë për vendin e tretë, kurse VV-në dhe LDK-në duke luftuar për vendin e parë.

Në fakt, Instituti për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES), në zgjedhjet e vitit 2014 e kishte nxjerr në garë të ngushtë për vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje, por ajo në zgjedhje mori vetëm 13.59 për qind të votave.

Kjo huçje e madhe sikur kishte konfirmuar që ky Institut ishte angazhuar nga partia e Albin Kurtit për të bërë prezantime në favor të tyre.

Ish anëtari i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi në një postim në Facebook është tallur me parashikimet e këtij instituti, ndërsa shprehë bindjen se PDK është partia e parë.

Gjoshi me ironi ka thënë se “qenka rishfaqur ky instituti qesharak slloven që merret me studimin e politikave të mëdha, por që për t’ia bërë qefin një subjekti politik e kthen vëmendjen dhe harxhon kohën e çmuar të merret me sondazhe e renditje të partive”.

Ja postimi i plotë i tij:

Qenka rishfaqur ky instituti qesharak slloven që merret me studimin e politikave të mëdha por që për t’ia bërë qefin një subjekti politik e kthen vëmendjen dhe harxhon kohën e çmuar të merret me sondazhe e renditje të partive.

Çuditem se si këto parti nuk u mjaftuan me huqjet e parashikimeve të zgjedhjeve të kaluara të këtij Instituti dhe nuk po i dëgjojnë zërat e arsyeshëm brenda tyre se këto lloj institutesh nuk mund të bëjnë parashikime të sakta as në lagjen më të vogël të Lubjanës.

PDK mbetet e para. Këto parti i kanë parë sondazhet e vërteta dhe të gjendur në panik do të besojnë edhe se 2+2 bëjnë 5.

Kadri Veseli është burrështetasi që do t’i prijë Kosovës në Dekadën e Re.

-----