Ballina AKTUALE PD dhe APN mbajtën takime me banorët e Malësisë së Bujanocit

PD dhe APN mbajtën takime me banorët e Malësisë së Bujanocit

183
SHPËRNDAJE

Sot gjatë ditës PD dhe APN patën takime me banorët e Malësisë.

Partia Demokratike e udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi, sot gjatë ditës mbajti takim me strukturën e PD-së dega Muhoc, ku edhe zgjodhën kryesin e re dhe kryetarin e ri të degës Driton Ramadanin.

Nagip Arifi u shprehë mirënjohës dhe faleminderues tek banorët e fshatit Muhoc për përkrahjen e dhënë.

Poashtu kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, sot në Gjilan mbajti takim me disa nga banorët e Malësisë së Bujanocit.

Arbër Pajaziti u shpreh poashtu se banorët Malësis nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për përkujdesje institucionale.

Ai u shpreh faleminderues për takimin e mbajtur dhe përgjigjen e banorëve për ta sjell ndryshimin politik në Bujanoc.