
Përderisa zyrtarisht është caktuar 21 qershori si data e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Serbi, Partit politike në vendin tonë janë aktivizuar kryesisht në rrjetet sociale.
Përfaqësues të Partisë Demokratike në Bujanoc, kanë supozuar se ditët e fundit, gjatë mbrëmjes kur ishte e aktivizuar ora policore në vendin tonë, janë takuar lider të dy partive PVD dhe APN..
Sipas tyre takimet janë bërë me qëllim për të vazhduar avazin e keqpërdorimit dhe dredhisë të dy matrapazëve politik.
Kurse, reagimi nga përfaqësues të APN-së Bujanoc ka qenë i shpejt, duke mohuar gjithçka se mund të ketë pasur një takim të cilin u fol.
Duke shkruar se APN nuk mbanë takime të fshehta e larg opinionit, sikurse disa që kanë bërë takime duke u mshehur në skuta të Kumanovës.
Foto I- nga përfaqësuesi i PD-së, ku thotë se ka pasur takime të fshehta mes liderëve politik në vendin tonë.
Foto II- demantimi i këtij lajmi nga përfaqësuesi i APN në Bujanoc.
/bujanoci.net/