Ballina Lajme Bota/Rajoni Pati kontakt me një të infektuar me koronavirus, vetizolohet presidentja e Komisionit...

Pati kontakt me një të infektuar me koronavirus, vetizolohet presidentja e Komisionit Evropian

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të vetë-izolohet deri nesër në mëngjes pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Lajmin, von der Leyen e bëri të ditur me anë të një postimi në mediat sociale.

Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Më informuan që kisha marrë pjesë në një mbledhje të enjten e kaluar, ku ishte i pranishëm edhe një person që dje rezultoi pozitiv për Covid-19.

Në përputhje me rregulloret në fuqi, jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes.

Të enjten rezultova negative dhe jam testuar sërish sot.”  

---- ----
----
----- ----
-----