Ballina Sport Pathyeshmëria vazhdon, Tuchel: Leeds të mbyt me presion, humbëm shumë raste

Pathyeshmëria vazhdon, Tuchel: Leeds të mbyt me presion, humbëm shumë raste

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Leeds United-Chelsea përfundoi në barazim pa gola. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel priste fitoren, megjithatë një barazim jashtë fushe kundër skuadrës së Bielsas është i pranueshëm.

Chelsea, që renditet në vendin e katërt në kampionat, vijon të mos njohë humbje me gjermanin në stol, i cili analizoi për mediat sfidën e ditës së sotme kundër një kundërshtari aspak të thjeshtë.

Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Krijuam disa raste për të kaluar në avantazh, por Leeds është një skuadër që të vë në vështirësi, pasi ata krijojnë shumë presion gjatë 90 minutave.

Sigurisht që duhet të shënosh për të fituar, por ka raste kur nuk arrin t’i finalizosh rastet e krijuara. Por nuk është momenti të ngremë zërin, kur nuk shënon i gëzohesh edhe barazimit pa gola“, deklaroi Tuchel. /abcnews.al

The post Pathyeshmëria vazhdon, Tuchel: Leeds të mbyt me presion, humbëm shumë raste appeared first on Abc News.

---- ----
-----