Ballina Receta Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë

Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë

78
SHPËRNDAJE

Për një drekë të këtillë ju nevojiten:

– 2 patëllxhanë të madhësisë mesatare,
– 2 lugë vaj ulliri,
– ¼ e një qepe,
– 1 filxhan oriz apo 3 lugë susam,
– 1 filxhan lëng mishi,
– 200 g kaçkavall,
– 200 g domate të marinuara,
– Pak rigon.

Përgatitja:

Patëllxhanët ndani në dy pjesë, thelloni mesin dhe gjysmat piqni në furrë në 250 gradë celsius rreth dhjetë minuta.

Në tigan fërgoni qepen në vaj ulliri pastaj shtoni mesin e patëllxhanëve, lëngun e mishit dhe orizin (apo susamin).

Fërgoni rreth dhjetë minuta dhe pastaj hiqni nga zjarri.

Gjysmat e patëllxhanëve (të cilave ua keni hequr mesin) mbushni me përbërjen e gatuar dhe sipër qitni kaçkavall të grirë në rende, pastaj domaten e marinuar dhe sërish kaçkavall.

Të gjitha piqni në furrë rreth 15 minuta në 200 gradë.

The post Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë appeared first on Receta Kuzhine.