Ballina Receta Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur

Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur

44
SHPËRNDAJE

Përbërësit:

Hudhër
Piper i zi
100 gram djathë i mykur
100 gram proshutë pule

Përgatitja:

Lani si fillim patatet dhe i vërini të ziejnë me lëkurë në zjarr mesatar. Kujdesuni që patatet të zihen por jo plotësisht, pra të dalin pak të forta nga zierja.

Pasi t’i nxirrni nga uji, çajini pak për së gjati dhe me një lugë çaji nxirrni 2-3 lugë tul të brendshëm.

Ndizni furrën në temperaturë 190 gradë celsius.

Prini proshutën e pulës në kubikë dhe në një tas mesatar shtoni të gjithë përbërësit : proshutën e prerë, hudhrën e grirë imët, kripën, piperin, vajin e ullirit, djathin e mykur dhe tulin e patates.

Me një pirun përziejeni të gjithë masën duke e shtypur vende-vende.

Mbushini patatet me këtë masë dhe piqini në furrën e nxehtë deri sa të marrin një ngjyrë kafe të artë.

The post Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur appeared first on Receta Kuzhine.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFileto pule në skarë
Artikulli tjetërGullash Segedini