Ballina Lajme Bota/Rajoni Pasuria e kryeministrit/ Vila kushton 10 milionë dollarë, opozita akuzon

Pasuria e kryeministrit/ Vila kushton 10 milionë dollarë, opozita akuzon

16
SHPËRNDAJE

Në Rusi para disa ditësh, kryeministri i vendit dha dorëheqjen, por menjëherë vendin e Medvedevit e zuri Mikhail Mishustin, kandidati i propozuar nga Presidenti Vladimir Putin.

Menjëherë pas emërimit të djeshëm si Kryeministër i Rusisë, ekspertët kanë deklaruar se Mishustin nuk është asgjë më shumë sesa një vegël e Putinit. Por ndërkohë është konfirmur se kryeministri i ri i Rusisë ka një pasuri marramendëse

“Forbes Rusia” e renditi atë si zyrtarin e 54-të më të paguar të shtetit në 2015 me të ardhura 183,31 milion rubla (rreth 3 milion dollarë ose 2.7 milion €). Gruaja e tij raportoi të ardhura prej 47.709 milion rubla në periudhën e raportuar.

Ndërsa lideri i opozitës Alexey Navalny ka thënë së fundmi se gruaja e kryeministrit, Vladlena, ka fituar mbi 12 milionë dollarë brenda një dekade, pavarësisht se është në një punë, nga e cila merr rregullisht një rrogë. ‘Si ka mundësi që është kaq i pasur’ – është shprehur Navalny.

Mishustin ka në pronësi një vilë 920 metra katrorë me një oborr mbi 5.500 metra në një prej zonave më të mira në Rusi. Kjo vilë kushton së paku 10 milionë dollarë, pa i deklaruar sesi i ka arritur.