Ballina Shëndetësi Pasojat negative që televizioni po lë tek fëmijët

Pasojat negative që televizioni po lë tek fëmijët

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Pasojat negative që televizioni po lë tek fëmijët

Programacioni televiziv për fëmijë zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Shumë nga ne kanë parë jo rrallë që fëmijët, pasi të kenë parë një film vizatimor apo program të dedikuar për moshën e tyre të imitojnë personazhe të

caktuara. Edhe pse në të shumtën e studimeve nuk kemi rezultate të mirëfillta, por të pranuara nga specialistët e fushës, është folur shumë për dhunën nëpër filma, e cila ndikon në zhvillimin e sjelljeve agresive te fëmijët.

Shqetësimi ynë sot nuk qëndron vetëm te këto skena të dhunshme, por te përmbajtja dhe mesazhi i përcjellë me anë të programacionit të mediave audiovizive që na shfaqet në forma nga më të ndryshmet, herë si argëtues e herë si bamirës, të filmave të ndarë për grupmosha të ndryshme e të transmetuar nëpër ekranet televizive, për të cilat dikush paguan abonime për platforma numerike, e dikush në mënyrë më të reduktuar pret programet e fundjavës në kanale të veçanta.

E vërteta përkon me atë se në një numër të madh realizimesh për fëmijë hasim skena, të cilat kurrsesi nuk përputhen me realitetin. Këtu mund të përmendim një set filmash, sidomos me origjinë nga Lindja e Largët, të cilët nuk kanë asgjë tjetër në përmbajtje, përveç dhunës.

Të tilla janë ato me personazhe magjibërëse apo, pse jo, edhe filmat me HarryPotter, aq të pëlqyer nga fëmijët.

Nga ana tjetër, përjetimet emocionale, ndjenjat e dashurisë midis heronjve, puthjet midis personazheve serviren në ekranet televizive duke i bërë ato pjesë të jetës fëmijërore që në moshë mjaft të vogël. “Ke të dashur ti?”, pyeste një fëmijë një tjetër në një program televiziv; një gjë tërësisht e gabuar dhe e dëmshme për fëmijët që nuk janë më shumë se 10 vjeç!

Dr. AricSigman, një biolog britanik, në një artikull të tijin në të përditshmen prestigjioze britanike “The Guardian”, teksa u referohet të dhënave të publikuara nga “The MedicalJournalPediatrics”, shpreh shqetësimin se skenat me përmbajtje seksuale dhe intime të ndjekura nga fëmijë nën 12 vjeç ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëshirën për të pasur marrëdhënie të tilla shumë më shpejt se ata që qëndrojnë larg këtyre programeve.

Po sipas tij, studime të shumta shkencore tregojnë se fëmijë të rritur në kushte të tilla bëjnë të duken të paktën tre vjet më të rritur se bashkëmoshatarët e tyre.

Ndërkohë, kërkime të tjera rezultojnë se te fëmijët që përballen me imazhe që ushqejnë jetën seksuale, vihet re një pjekuri më e shpejtë seksuale, gjë që ka shkaktuar edhe rritjen e madhe të shtatzënive në moshë mjaft të re në Perëndim dhe më gjerë, apo pse jo edhe numrin e madh të aborteve në vendin tonë.

Zhvillimi i identitetit seksual tek fëmijët gjatë fëmijërisë duhet të serviret në mënyrë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar. Studiues të shumtë sjellin në vëmendje skenarët e filmave të ndryshëm me fjalor jo të duhur dhe shaka seksuale.

Veprimet e Shrek-ut në shkollë teksa u ul pantallonat shokëve të tij, shkëmbimet e puthjeve midis heronjve të filmave apo imazhe të ngjashme me to, mund të kthehen në një shembull krejt normal për fëmijët që e ndjekin këtë skenë./lajmifundit.al

Pasojat negative që televizioni po lë tek fëmijët
Zenilda Beqaj

---- ---- ----
-----