Ballina AKTUALE Pasivizimit të adresave do të ngritet në institucionet ndërkombëtare

Pasivizimit të adresave do të ngritet në institucionet ndërkombëtare

123
SHPËRNDAJE

Shum qytetarë të Luginës ju është fshier adresa dhe jan pasivizuar adresat e tyre duke ju pamundësuar paisja me mjete identifikimi nga autoritetet përkatëse, andaj Organizata joqeveritare AFEDS, ka paralajmruar se këtë qështje do ta ngris në institucionet ndërkombëtare duke ju ndihmuar edhe ju të cilët jeni prekur nga kjo dukuri.

Njoftohen të gjithë banorët e Medvegjës, të cilëve u janë bërë padrejtësi në pasivizimin (fshirjen) e adresave në Medvegjë, dhe kudo në Serbi, për trajtimin e këtij krimi të organizuar, deportim administrativ në masë, ndaj një etnie autoktone, që t’i dërgojnë të dhënat e tyre personale: emër, mbiemër, adresën e vendbanimit në vendlindje, numrin e anëtarëve të familjes nëse jeni kryefamiljar ( të dhënat personale edhe për anëtarë të tjerë të familjes tuaj ) apo çfarëdo dokumentash që posedoni për këtë dukuri të paparë ndonjëherë, qoftë edhe fletë pagesat që ua keni paguar dhe nuk keni marrë përgjigjen e duhur. Jeni të lutur që përmes e – mail-it, adresatefshira@hotmail.com
ose duke i fotografuar me shumë kujdes, t’i dërgoni sa më parë. Kjo çështje do të ngritet në institucionet ndërkombëtare në mënyrë profesionale, me shpresë që të gjejmë një zgjidhje sa me të shpejt.

Inicues dhe perkrahës i trajtimit të kësaj dukurie të paparë deri më tani, është OJQ -ja AFEDS

-----