Ballina Lajme nacionale Pasi u zgjodh kryetar, Molliqaj zbulon planet për të ardhmen e PSD-së

Pasi u zgjodh kryetar, Molliqaj zbulon planet për të ardhmen e PSD-së

7
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka uruar formimin e kryesisë së re të partisë.

Molliqaj, që u zgjodh kryetar i PSD’së javën e kaluar, me anë të një shkrimi në Facebook tregon edhe cfarë u fol në mbledhjen e këtij subjekti.

“Një javë pas zgjedhjes, Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate mbajti mbledhjen e parë ku zgjodhi Kryesinë e re të PSD-së, nënkryetarët dhe Sekretaren e Përgjithshme. Kryesia e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra, është ekipa që sot mori përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re”, ka thënë ai.

“Kjo mbledhje u përshkua nga diskutimi mbi projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste. Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimin të partisë”

“Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën. Urime të gjithë atyre që u zgjodhën sot në pozitat drejtuese të Partisë Socialdemokrate!”