Ballina Showbiz Pasi eklipsoi Champions-in, Kinsey na mahnit nga Ibiza (Foto)

Pasi eklipsoi Champions-in, Kinsey na mahnit nga Ibiza (Foto)

97
SHPËRNDAJE

Eklipsoi finalen e Champions League duke u bërë kryefjala e mbrëmjes, pavarësisht rikthimit të Liverpool pas 14 vitesh si kampionë të Europës, i vodhën Instragramin dhe tashmë që e ka rifituar sërish Kinsey Wolanski s’di të ndalet.

Biondja super-seksi që zbriti në fushën e gjelbër të “Estadio Metropolitano”, ka zgjedhur t’i qerasë miliona ndjekësit e saj me një foto të re, ku nxjerr në pah gjoksin bombastik, që e pamë të “shpërthente” në finale.

Ajo ka folur për mediat edhe për arsyen se përse hyri në fushë atë natë.

“Unë nuk mund të imagjinoja gjithçka që do të më ndodhte. Ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse. E bëra atë vetëm për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga zona e rehatisë. Dua atë ndjenjë adrenalinën duke rrjedhur nëpër venat. Nuk mund të mendoj kurrë se do të merrja shumë mesazhe mbështetjeje dhe e gjitha kjo është e pabesueshme”, shpjegoi ajo për Mirror.

-----