Ballina Lajme nacionale Pas zgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së, vjen reagimi i VV-së

Pas zgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së, vjen reagimi i VV-së

22
SHPËRNDAJE

Vetëvendosje ka uruar Isa Mustafën.

Yll Rugova nga Vetëvendosje, e ka uruar LDK-në për zgjedhjen e kryetarit.

Ka thënë se ka gjasa të ketë koalicion mes partisë së tij dhe LDK-së.

Megjithatë, Vetëvendosje nuk është se gjithmonë i kanë pasur raportet e mira me kreun e LDK-së.

Madje gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër, ishte sulmuar me vezë nga deputetët e VV-së.

Madje militantët e partisë së Kurtit kishin shkuar edhe më largë duke ia sulmuar me molotov shtëpinë, Isa Mustafës.

Ky është postimi i Rugovës në Facebook:

Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë!

Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta.

Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.

Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë.

-----