Ballina Lajme nacionale Pas zgjedhjes së kryetarit të LDK-së shpërbëhet Kuvendi

Pas zgjedhjes së kryetarit të LDK-së shpërbëhet Kuvendi

12
SHPËRNDAJE

Shpërbërja e Kuvendit pas zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së.

Kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj nuk i ka mbetur shumë hatri se pse nuk i shkoi sot për kafe kreu i PDK-së, e partneri i tij në koalicion, Kadri Veseli. Në një paraqitje para mediave, Haradinaj ka paralajmëruar se pas zgjedhjes së kryetarit të LDK-së me 3 gusht, do të shkojnë me shpërbërje të kuvendit, raporton Gazeta Express.

“Pas dorëhqejs sime dhe qeveris tani është me rëndëi që me bë veprime që pasojnë dhe vendi të shkojnë në zgjedhje që sovrani me vendosë. Është një bindje e gjithë neve që zgjedhjet të ndodhin në kohë dhe të mos ketë vonës atë shohim më tutje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, i njejti po shton se e ka dëgjuar deklaratën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit për zgjedhje.

“Është kohë e fushatatës ka fillu dhe është me rëndësi e kemi dëgju deklaratën e Veselit se është për zgjedhje dhe ka bazë të mirë që ka vullnet për zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket takimit me krerët e AKR-së, e Nismës, Haradinajka bërë të ditur se janë dakorduar që të ketë më shumë koordinim e të mos humbet kohë.

Nëse procesi i shpalljes së zgjedhjeve vonohet nga presidenti, kryeministri në dorëheqje tha se do të shkojnë me shpëerbërje të kuvendit. Kjo sipas tij do të ndodhë sapo që LDK të përfundojë procesin e brendshëm zgjedhor.

“Cështja kur duhet me ndodhë mocioni ëhstë më mirë mos me dhënë data askush po me kordinu një datë ku të gjitha partitë bashkohen. Nuk është interesim i tillë, inteeesim është të gjithë të kryejnë punë. Ne kemi ndertu një kod etik në alenacë e kemi votu. Do ti respektojmë ligjet. Atyre që ua ndalon ligji kandidimini do ta ndalojmë”, ka thënë Haradinaj.

-----